Aktorja e njohur e filmit, Nicol Kidman sot ka vizituar Gjakovën, ku është takuar me gratë e keqtrajtuara nga dhuna familjare. Ajo poashtu ka biseduar edhe me gra që kanë humbur të afërmit e tyre gjatë Luftës në Kosovë. Aktorja Kidman, që në janar të këtij viti është zgjedhur ambasadore e vullnetit të mirë e Fondit Për Zhvillimin e Grave të Kombeve të Bashkuara, i njohur si UNIFEM, është takuar edhe me përfaqësuese shqiptare dhe serbe të organizatave të ndryshme joqeveritare për të drejtat e grave. Nicol Kidman dje arriti në Kosovë. Është kjo vizita e saj e parë prej se u emërua ambasadore e vullnetit të mirë. Vizita e saj është mbajtur larg syve të medias.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.