Ndërlidhjet

PRAGË


Diplomatë, zyrtarë të qeverisë çeke si dhe gazetarë nderuan sot gazetarën e vrarë ruse Ana Politkovsakya në ceremoninë përkujtimore që u mbajt në ambientet e radio "Evropa e Lirë" në Pragë.
Ish ambasadori çek në Rusi, Jaroslav Basta, tha se puna e gazetares Politkovskaya në demaskimin e brutalitetit të ushtrisë ruse në Çeçeni, do të vazhdojë.
Ndërsa ish ministri i Brendshëm Jan Ruml deklaroi:
"Presidenti i cili nuk respekton veçorin e çdo qenie njerëzore nuk mund ta përfaqësojë një vend që mund të quhet demokratik. Ai vend fillon të paraqesë rrezik për gjithë vendet e botës", tha ish disidenti anti sovjetik Ruml.
XS
SM
MD
LG