Ndërlidhjet

PEKIN


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice u takua sot me ministrin e jashtëm të Kinës, Li Zhaoxin, me ç'rast u bisedua edhe për Korenë Veriore. Pas takimit zonja Rice deklaroi:
- Deklarimi i provës bërthamore nga ana e Koresë Veriore ishte provokim serioz dhe paraqet kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, e veçanërisht në Azinë Lindore, tha zonja Rice. Ajo mëtutje u shpreh se këto bisedime ishin të fokusuara në rëndësinë e implementimit të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër Koresë Veriore.
XS
SM
MD
LG