Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush ka ripërsëritur se administrata e tij nuk do të dorëzohet para kryengritësve irakianë, por premtoi t'ua përshtatë taktikat rrethanave të ndryshuara në Irak.
Në fjalimin e përjavshëm radiofonik, Bush ia mveshi dhunën në rritje në Irak operacioneve më aktive të trupave amerikane, dhe "strategjisë më të sofistikuar propaganduese" të kryengritësve.
Bush tha se komandantët amerikanë "vazhdimisht e përshtatin" qasjen ndaj kryengritjes, dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara do të mbeten në kursin e tashëm.
"Është një gjë që nuk do ta bëjmë: Nuk do t'i tërheqim trupat tona nga fushëbeteja përpara se misioni të kompletohet. Ka disa njerëz në Uashington që pohojnë se tërheqja nga Iraku do të na bënte më të sigurtë. Unë nuk pajtohem. Tërheqja nga Iraku do t'i lejonte terroristët të kenë një strehë të sigurtë, nga e cila do të ndërmerrnin sulme të reja ndaj Amerikës", tha Bush.
Presidenti amerikan sot në Shtëpinë e Bardhë me ushtarakët e lartë e diskutoi gjendjen në Irak. Bush nuk bëri komente pas takimit.
Gjatë muajit tetor, në Irak e humbën jetën 75 ushtarë amerikanë.