Ndërlidhjet

AL-SUWAYRA


Besnikët e klerikut radikal shiit Muqtada al-Sadr sot u përleshën me policinë në qytetin Suwayra, në afërsi të Bagdadit.
Policia tha se dhuna shpërtheu kur rreth 150 pjesëtarë të armatosur të milicisë e sulmuan një stacion të policisë. Njoftohet se 8 sulmues janë vrarë dhe dy civilë janë plagosur.
Dhuna shpërtheu një ditë pas përleshjeve të ngjashme në qytetin Amarah, që rezultuan me 25 të vrarë.
XS
SM
MD
LG