Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush tha se Shtetet e Bashkuara do ta ndryshojnë taktikën kundër kryengritësve në Irak, por, sipas tij lufta do të vazhdoj dhe nuk do të ketë kompromis në arritjen e fitores. Këto komente presidetni Bush i bëri mbrëmë pas bisedimeve me gjeneralët më të lartë në Irak, ku situata e sigurisë po përkeqësohet. Njëherësh, zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Alberto Fernandez, tha se Shtetet e Bashkuara kanë treguar "arrogancë" dhe "marrëzi" në Irak. Këto komente ai i bëri mbrëmë në një intervistë për televizionin Al-Jazeera, duke folur në gjuhën arabe:
- Ne u përpoqëm ta bëjmë më të mirën, por mendoj se ka shumë hapësirë për kritika, pasi, padyshim, ka pasur arrogancë dhe marrëzi nga Shtetet e Bashkuara në Irak, tha zoti Fernandez. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Sean McCormack u tha reporterëve se ai ishte cituar gabimisht.
XS
SM
MD
LG