Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti rus Vladimir Putin është takuar sot në Moskë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jaap de Hoop Scheffer. Putin lavdoi bashkëpunimin e sukseshëm sipas tij, të Rusisë me Aleancën Veri-Atlantike.
"Ne po vazhdojmë bashkëpunimin për t'ju ofruar ndihmë vendeve të NATO-s në Afganistan. Tashmë i jemi bashkangjitur aktivitetit tuaj në brigjet e Mesdheut. Poashtu Ministria jonë për Situata Emergjente po bashkëpunon me NATO-n se si të përgjigjen në situata emergjente. Njëkohësisht do të veçoja dialogun politik, i cili po vazhdon të jetë i qëndrueshëm dhe në nivelin më të lartë", tha Putin.
Ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer tha se përfshirja e Rusisë ka qenë e domosdoshme për zgjidhjen e shumë konflikteve ndërkombëtare. Scheffer ka ftuar Rusinë ti heq masat ndëshkuese ndaj Gjeorgjisë të vendosura kohëve të fundit. Ai ftoi të dyja vendet të përmbahen.
XS
SM
MD
LG