Ndërlidhjet

A ËSHTË KOSOVA PRECEDENT PËR "KONFLIKTET E NGRIRA" NË ISH BASHKIMIN SOVJETIK?

Radio Evropa e Lirë Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana javëve të fundit është shprehur se fushata për pavarësinë e Kosovës mund të krijoj precedent për rajonet e Oshetisë Jugore dhe të Abhazisë në Gjerogji. Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin dhe zyrtarët e tjerë të Kremlinit këtë gjë e kanë thënë për muaj të tërë. Por, zyratri i lartë amerikan, Daniel Fried më herët këtë muaj në Tbilisi pat thënë se "i ashtuquajturi paralelizëm me Kosovën është historikisht i gabuar" dhe se sipas tij, "Kosova nuk është precedent për asnjë situatë tjetër, është rast unik".

Në Paraqitjen e tij të djeshme në televizionin rus, presidenti Vlladimir Putin përsëri tha se pavarësia e mundshme e Kosovës do të krijoj një precedent të rëndësishëm:

- Ka disa kundërthënie në të drejtën ndërkombëtare. Në njërën anë ekziston nevoja për mbështetjen e parimit të integritetit territorial...dhe Rusia e pranon këtë parim në lidhje me Gjeorgjinë dhe poashtu edhe me vendet e tjera. Por, në anën tjetër, kombet kanë të drejtë për vetëvendosje. Pra, përkundër këtyre kundërthënienve, ne duhet të kërkojmë një rrugë për të dalë nga kjo situatë dhe ne, natyrisht, për së afërti do ti ndjekim precedentët ndërkombëtarë, përfshirë Kosovën, tha presidenti Putin.

Këtu nuk kishte asgjë të re. Edhe më parë zoti Putin e ka bërë Kosovën argument për precedent. Por, me vendimin për statusin e Kosovës, që me gjasë do të bëhet nga Kombet e Bashkuara, para përfundimit të vitit 2006, kjo çështje është aktualizuar edhe më tepër.

Gjatë vitit 1991, njëri nga arsyet që shumë politikbërës perëndimor nuk ishin të gatshëm të përballen me realitetin e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe ta pranojnë pavarësinë e Sllovenisë dhe të Kroacisë, ishte se ata frikësoheshin se zhvillime të ngjashme mund të ndodhnin edhe në Bashkimin Sovjetik. Shqetësimi ishte se Bashkimi Sovjetik do të mund të shpërthente në konflikte të brendshme të mini-shteteve dhe të prodhonin një kaos të përmasave të mëdha në këto hapësira. Duke folur në vitin 1991 në Kijev të Ukrainës, presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, George Bush i vjetri u tërhoqi vërjejtjen anëtarëve të parlamentit që të mos e përqafojnë "nacionalizmin vetëvrasës".

15 vjetë më vonë, kur si Jugosllavia ashtu edhe Bashkimi Sovjetik u bënë çështje e historisë, trashëgimia e tyre trazuese ende po jeton. Kosova po vazhdon të presë për njohje ndërkombëtare të pavarësisë së saj nga Serbia, që ishte realitet prej se forcat e Serbisë u larguan nga atje në mesin e vitit 1999. Pas pavarësisë së Malit të Zi këtë vit, vendimi final ndërkombëtar për krijimin e Kosovës si shtet me pavarësi të plotë mund të bëhet deri në fund të këtij viti.

Në Gjeorgji, lëvizjet separatiste të mbështetura nga Rusia po lulëzojnë në Abhazi dhe në Oshetinë Jugore, ku 90% e popullatës kanë pasaporta ruse dhe ku janë të pranishëm, siç thuhet, "paqeruajtësit rusë". Rajoni Transdnjestër vazhdon të pohoj se nuk është pjesë e Moldavisë dhe se ekziton sipas ligjit të veçantë. Poashtu mbetet edhe enklava problematike Nagorno – Karabah, për të cilën Armenia dhe Azerbajxhani zhvilluan luftë të ashpër gjatë viteve 90-ta.

Pra, sa janë të ndërlidhura Kosova dhe të ashtuquajtura "konflikte të ngrira" në territoret e ish Bashkimit Sovjetik?

Parimet që e nxisin lëvizjen e Kosovës për pavarësi janë vetëvendosja dhe e vendosja e shumicës. Këto parime kanë prekur interesat e Rusisë, që rajonet e përmendura në Gjeorgji synon ti shohë të kthyera në gjiun e saj.

Duke folur në muajin maj të këtij viti, kryesuesi i komitetit të marrëdhënieve ndërkombëtare në Dumën ruse, Konstatin Kosachyov tha se pavarësia e Kosovës do të ketë implikime të gjëra:

- Ndarja e Serbisë dhe e Malit të Zi nuk paraqet precedent pasi, në fund, është bërë me pajtueshmërinë e dyanshme. Megjithatë, nëse Kosova fiton pavarësinë, do të ishte rasti i parë në Evropën e pasluftës kur kufijtë shtetëror janë ndryshuar pa pëlqimin e vendit që është i përfshirë në këtë proces, pra në këtë rast i Serbisë. Kjo me të vërtetë do të jetë precedent që do të ketë konsekuenca të gjëra për shmë situata të tjera të konflikteve, tha zoti Kosachyov.

Por, a janë këto fjalë për konsekuencat e gjëra realiste?

Megjithqë ka paralele, krahasimi i Kosovës me konfliktet e ngrira në hapësirën ish sovjetike është me gjasë pak jo i sinqertë, ose thënë më ndryshe, është më tepër rezultat i politikës së forcës se sa lexim i kujdesshëm i së drejtës ndërkombëtare. Asnjëri prej konflikteve të sotme të "ngrira" nuk kishte status nën pushtetin sovjetik të ngjashëm me Kosovën. Përfaqësuesit e Kosovës ishin të pranishëm në tabelën e presidencës kolektive jugosllave dhe në radhët më të larta të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë. Njëherësh, kërkesa themelore juridike për pavarësi i ka rrënjët në vitin 1974 në Kushtetuat e Serbisë dhe të Jugosllavisë, që Kosovës dhe Vojvodinës i jepnin pothuajse të drejta të njejta me ato që i kishin 6 republikat federale të Jugosllavisë, megjithqë që të dyjat nominalisht ishin edhe pjesë e Serbisë. Situata në Bashkimin Sovjetik ishte disi më e ndryshme. As Oshetia Jugore e as Abhazia nuk kishin të drejta që mund të krahasohen me ato të Gjeorgjisë sovjetike dhe të Ukrainës sovjetike. Edhe nëse e lëmë anash të drejtën kushtetuese, do të jetë vështirë për Rusinë që ta ketë mbështetjen e Bashkësisë ndërkombëtare për vetëvendosje në të ashtuquajturat "konflikte të ngrira". Kosova ka fituar shumë simpati ndërkombëtare pas sjelljes gjenocidiale të forcave serbe në vitin 1998-99, që përfundimisht çoi në intervenimin e suksesshëm të forcave të NATO-s.

Shtetet e Bashkuara përkrahin fuqishëm integritetin territorial të Gjeorgjisë. Këtë e bëri të qartë zyrtari i lartë amerikan, Daniel Fried në fjalimin e tij në Tbilisi gjatë këtij muaji:

- Ne nuk e njohim dhe nuk do ta njohim pavarësinë e asnjërit territor të këtillë, referendumin apo jo referendumin. I ashtuquajturi paralelizëm me Kosovën është historikisht i gabuar. Kosova nuk është precedent për asnjë situatë tjetër, është rast unik. Prandaj Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara aktualisht ka riafirmuar mbështetjen e tij për integritetin territorial të Gjeorgjisë brenda kufijëve të saj të njohur ndërkombëtarisht, tha zyrtari i lartë amerikan. Daniel Fried.

Por, mbase kjo nuk do ta shqetësoj presidentin Putin. Ai ka sugjeruar se Rusia mund ti bëjë veto pavarësisë së Kosovës në Këshillin e Sigurimit derisa vendet perëndimore të pajtohen që Oshetia Jugore dhe Abhazia të shkëputen nga Gjeorgjia. Por, precedentet mund të jenë të rrezikshme për aq sa ato janë të mirëseardhura. Brenda vendit të tij, presidenti Putin është i palëkundur se parimi i integritetit territorial duhet të zbatohet. Këtë ai e bënë me arsye të mira – për republikën e mbërthyer në luftë të Çeçenisë.
XS
SM
MD
LG