Ndërlidhjet

MOSKË


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer ka ftuar sot Rusinë t'i tërheqë masat ndëshkuese ndaj Gjeorgjisë. Pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin, Scheffer ftoi të dyja palët të tregojnë përmbajtje dhe t'i ulin tensionet.
"Është e rëndësishme për të gjitha palët, për dy palët në fakt, Rusinë dhe Gjeorgjinë të tregojnë përmbajtje, dhe të mos e përshkallëzojnë gjendjen. Shpresoj që në këtë kontekst do të jetë e mundur që disa masa të cilat Federata Ruse i ka ndërmarrë gjatë këtij konflikti mund të tërhiqen", tha de Hoop Scheffer.
XS
SM
MD
LG