Ndërlidhjet

BEOGRAD


Në orën 7 të mëngjesit në gjithë Serbinë kanë filluar votimet mbi kushtetutën e re, për miratimin e së cilës duhen votuar së paku 50 % e zgjedhësve me të drejtë vote. Kushtetuta e parasheh Kosovën si pjesë integrale të Serbisë. Komisioni Qendror njoftoi se deri në orën 14.00, në vendvotime kanë dalur 10.62 % e votuesve.
Pensionisti Budimir Petroviq nga Beogradi, pasi kishte votuar, deklaroi: "Kushtetuta do të sjellë ndryshime të mëdha në kuptimin e një jete të re për Serbinë dhe popullin e saj", tha ky penisonist.
Ndërkaq, Dragica Saviq pohon se kushtetuta e propozuar është në të mirë të Serbisë dhe Kosovës. "Duhet të votojmë për kushtetutën e re, sepse kështu do të jetë më mirë për të gjithë ne, përfshirë edhe Kosovën", thotë Dragica Saviq.
Ndërkaq, agjencia Rojter citon kritikët e këtij votimi në Serbi të kenë thënë se kushtetuta e propozuar është më nacionaliste se ajo e Millosheviqit.
Nëse votimi i Kushetutës do të ketë sukses, duhet pritur caktimin e datës për zgjedhjet të parakohshme, sipas të gjitha gjasave në dhjetor të këtij viti.
XS
SM
MD
LG