Ndërlidhjet

BEOGRAD


Në Serbi sot filluan votimet në referendumin për kushtetutën e re serbe, e cila Kosovën e konsideron si pjesë "integrale" e Serbisë.
Jehona e votuesve në ditën e parë, deri në orën 18.00 ka qenë pak më shumë se 15.30% ka njoftuar Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, CESID.
Kushtetuta do të miratohet nëse për të votojnë të paktën 50% e elektoratit.
Ndërkaq, agjencia Rojter citon kritikët e këtij votimi në Serbi të kenë thënë se kushtetuta e propozuar është më nacionaliste se ajo e Millosheviqit.
Votimi për kushtetutën vazhdon edhe nesër.
XS
SM
MD
LG