Ndërlidhjet

KABUL


Forcat e NATO-s zhvilluan sot një betejë të ashpër me kryengritësit talibanë të cilët sulmuan bazën ushtarake në Afganistanin jugor.
Zëdhënësi i aleancës, majori Luke Kniting, tha se gjatë luftimeve disa orëshe, forcat e NATO-s kanë vrarë 70 kryengritës.
"Forcat e NATO-s sulmuan rreth 150 kryengritës të cilët kanë menduar që pjesa veriore e provincës Uruzgan mund të jetë hapësirë e sigurtë për ta. Pas sulmit, vlerësuam se janë më shumë se 70 kryengritës të vrarë", tha majori Knitting.
Ndërkohë pas takimit të sotëm me presidentin afganë Hamid Kharzai, komandanti suprem i NATO-s, gjenerali James Jones kërkoi falje për vrasjen e civilëve afganë gjatë një sulmi ajror të forcave të NATO-s.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG