Ndërlidhjet

BEOGRAD


I dërguari amerikan për statusin, Frank Uisner tha se negociatat për statusin e ardhshëm të Kosovës duhet të ecin përpara dhe të kompletohen deri në fund të vitit 2006.
"Është qëndrim i vendosur i SHBA-ve që shtyrja nuk ofron kurfarë përparësie për asnjërën palë", tha Uisner në Beograd pas takimit me zyrtarët më të lartë të Serbisë.
"Shtyrja nuk i ofron përparësi asnjë pale. Negociatat duhet të përmbyllen. Vonesa vetëm mund t'i frustrojë shpresat e atyre që jetojnë në Kosovë dhe t'ua mohojë qartësinë serbëve në kohën kur ata po e mendojnë të ardhmen e tyre", tha Uisner.
Ai shtoi se derisa Parlamenti serb nuk bie dakord për datën e zgjedhjeve, Shtetet e Bashkuara nuk do të konsiderojnë se do të kishte kuptim shtyrja e bisedimeve për Kosovën, ashtu siç kanë sugjeruar disa politikanë evropianë.
Ndërkaq, në një komunikatë lëshuar nga zyra e presidentit të Serbisë, thuhet se kryetari Boris Tadiç, në takimin me diplomatin amerikan, ka thënë se "Serbia dëshiron ta vazhdojë procesin e bisedimeve dhe se sikurse deri tash, do të pajtohet me të gjitha mjetet politike që të arrihet një marrëveshje për zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën".
Ndërsa kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica pas takimit tha se diplomatit amerikan, i ka shprehur pakënaqësitë që "Atisaari nuk arriti të sigurojë marrëveshje dhe kompromis gjatë bisedimeve".
XS
SM
MD
LG