Ndërlidhjet

PEKIN/UASHINGTON


Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Kristofer Hill tha se bisedimet gjashtëpalëshe rreth programeve bërthamore të Koresë së Veriut pritet të vazhdojnë në nëntor apo dhjetor. Në një konferencë për shtyp në Pekin, Hill tha se Shtetet e Bashkuara presin "progres substancial" në bisedimet që kanë për qëllim përfundimin e programeve për armët të Koresë së Veriut.
Ndërkohë presidenti amerikan George Bush falenderoi Kinën për rolin e saj në negociatat me Phenianin.
"Më vjen mirë, dhe dëshiroj ta falenderoj Kinën për inkurajimin e takimit që përfshinë marrëveshjen për rifillimin e bisedimeve gjashtë palëshe. Gjithmonë kam menduar se është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të jenë përkrahë partnerëve, kur është fjala për çështje kaq të rëndësishme", tha Bush.
XS
SM
MD
LG