Ndërlidhjet

UASHINGTON


Një javë para zgjedhjeve për Kongresin, presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush i bëri thirrje senatorit demokrat dhe kandidatit presidencial John Kerry, të kërkojë falje për fjalët që u kishte thënë studentëve se "mund të ngecin në Irak" nëqoftëse nuk mësojnë sa duhet.
Bush i përshkroi komentet si të turpshme dhe fyese për trupat amerikane.
"Pjesëtarët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara janë tejet të zgjuar e të guximshëm, dhe senatori duhet t'u kërkojë falje", tha Bush.
Kerry refuzoi të kërkojë falje, dhe tha se komentet e tij kritikonin Bushin dhe politikën e tij në Irak.
"Unë nuk i kërkoj falje askujt për kritikat e mia ndaj presidentit dhe politikën e tij të thyer. Nëse dikush duhet t'u kërkojë falje trupave tona në teren, është presidenti dhe ekipi i tij i dështuar ", tha Kerry.
XS
SM
MD
LG