Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush tha se pret nga sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld të qëndroj në këtë post deri në fund të mandatit, i cili përfundon në janar 2009. Bush tha se është i kënaqur me punën e sekretarit Rumsfeld në luftërat në Afganistan dhe Irak dhe përpjekjet e tij për transformimin e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Këto komente Bush i bëri pas thirrjes së disa politikanëve të Partisë Demokratike dhe disa ligjëvënëse republikanë, që Rumsfeld të jap dorëheqje, duke thënë se ai e ka trajtuar Irakun pa kujdes.
XS
SM
MD
LG