Ndërlidhjet

PODGORICË


Kryeministri i Kosovës Agim Çeku sot qëndroi për vizitë në Mal të Zi me ftesë të kryeministrit në largim Millo Gjukanoviq.
Pas bisedimeve me zyrtarët më të lartë malazezë, Çeku tha se e ka njoftuar kryeministrin Gjukanoviq me procesin e negociatave për statusin e Kosovës dhe me pritjet që kjo çështje të përfundojë deri në fund të këtij viti.
"Statusi i Kosovës do të jetë pavarësia, e mbikqyrur nga bashkësia ndërkombëtare, me të gjitha garancat e mundshme për të drejtat e pakicave kombëtare", tha Çeku.
Gjukanoviq gjithashtu tha se statusi i Kosovës duhet të përcaktohet sa më parë dhe zgjidhja të mos shtyhet. Ai u angazhua për zgjidhje të qëndrueshme që do të garantonte stabilitetin dhe zhvillimin në rajon.
Takimit Çeku-Gjukanoviq i kanë paraprirë protesta të partive proserbe në Mal të Zi.
Pas takimit me kryeministrin Gjukanoviq, Çeku u takua me udhëheqës të partive shqiptare në Mal të Zi.
XS
SM
MD
LG