Ndërlidhjet

ZAGREB


Negociatat për statusin përfundimtar të Kosovës mund të vazhdojnë në 2007-ën, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan.
Në një intervistë për të përditshmen kroate "Vjesnik", Annan ka thënë se "për sa u përket bisedimeve, nuk përjashtohet mundësia që ato të zgjaten deri në vitin 2007", transmeton AFP.
"Ahtisaari duhet të jetë i kujdesshëm që çështja e statusit final të Kosovës të mos përdoret për qëllime zgjedhore", ka thënë Annan duke iu referuar planeve të qeverisë së Serbisë për të mbajtur zgjedhje të parakohshme parlamentare në dhjetor.
"Propozimi për statusin final të Kosovës duhet të prezantohet në momentin e duhur. Ky është çelësi", ka deklaruar Kofi Annan.
XS
SM
MD
LG