Ndërlidhjet

BAGDAD


Shtetet e Bashkuara, Britania dhe vende të tjera, kanë mirëpritur dënimin me vdekje të Saddam Husseinit për krime kundër njerëzimit. Presidenti amerikan George Bush e përgëzoi vendimin kundër Saddam Husseinit dhe e vlerësoi si "arritje të madhe" për demokracinë e re irakiane. Sekretarja e jashtme britanike, Margaret Beckett, në një kumtesë, u shpreh pozitivisht për dënimin ndaj Saddam Husseinit. Por, presidenca finlandeze e Bashkimit Evropian kërkoi që Iraku të mos e përdorë dënimin me vdekje kundër ish liderit, Hussein. Në kumtesë nga Finlanda, thuhet se Bashkimi Evropian kundërshton dënimin me vdekje "në të gjitha rastet dhe nën të gjitha rrethanat". Poashtu, procesin dhe vendimin e kritikuan edhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Një zyrtar i organizatës Amensty International tha se procesi ka pasur "parregullësi serioze", ndërsa Human Rigts Watch tha se procesi nuk ishte korrekt dhe i pa anshëm dhe si i tillë nuk i shërben çështjes së drejtësisë. Zyrtarja e lartë e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Louise Arbour i bëri thirrje Irakut për moratorium ndaj ekzekutimit.
XS
SM
MD
LG