Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Nga sulmi ajror izraelit në veri të Rripit të Gazës është vrarë një palestinezë i ri. Katër të tjerë u plagosën nga predha, e cila ra afër një autobusi shkollor në Beit Lahiya. Forcat izraelite po zhvillojnë operacione në këtë rajon që nga java e kaluar, duke marrë në shënjestër militantët palestinezë që po shkrepin raketa nga Gaza në Izrael. Gjatë këtyre operacioneve janë vrarë 49 palestinezë dhe një ushtar izraelit.
XS
SM
MD
LG