Ndërlidhjet

BEOGRAD


"Ministri britanik për Evropën Geoffrey Hoon, i cili sot filloi një turne në vendet e Ballkanit Perendimor, nuk do ta vizitojë Beogradin, ngase konsideron se nuk është momenti i duhur për ta bërë një gjë të tillë", thanë zyrtarë të ambasadës britanike në Beograd.
Ministri Hoon do ta vizitojë Bosnjen, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi.
Ministri Hoon para nisjes ka thënë se Britania është përkrah vendeve tjera anëtare të Grupit të Kontaktit dhe të BE-së, e përkushtuar në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme të statusit final të Kosovës.
Zgjidhja sipas tij, duhet të jetë e pranueshme për qytetarët e Kosovës, ta ruajë shoqërinë shumë etnike dhe ta përmirësojë sigurinë në rajon.
XS
SM
MD
LG