Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bisedimet për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Serbinë mbeten të ngrira për shkak se Beogradi nuk ka arrestuar të akuzuarin për krime lufte Ratko Mlladiq, transmeton Reuters pjesë nga raporti i Komisionit Evropian që do të publikohet nesër.
Në raport thuhet se Serbia në mënyrë të përgjegjshme është sjellur gjatë pavarësimit të Malit të Zi, ndërsa kërkohet që ndaj Kosovës të ketë qasje konstruktive.
Në pjesën për Shqipërinë thuhet se vendi ka bërë pak progres në reformat në gjyqësi, ndërsa problem serioz mbetet korrupcioni.
Për Maqedoninë thuhet se reformat janë ngadalësuar në vitin 2006, ndërsa punësimi dhe largimi nga administrata nuk duhet të bëhen nga ndikime politike.
XS
SM
MD
LG