Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq i shpalli zgjedhjet parlamentare për 21 janar të vitit të ardhshëm.
Duke folur para gazetarëve në Beograd rreth zhvillimeve për Kosovën, Tadiç vlerësoi se pavarësia e Kosovës, do të sjell destabilizim në rajon.
"Pa negociata për statusin e ardhshëm të Kosovës, nuk do të ketë stabilitet, dhe jo vetëm në Serbi, por në mbarë rajonin. Çdo zgjidhje e imponuar është absolutisht e papranueshme, dhe e përsërisë qëndrimin se pavarësia e Kosovës, është një akt që do ta destabilizonte tërë rajonin për kohë të gjatë", tha Tadiç.
XS
SM
MD
LG