Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Vëzhguesi palestinez në KB, e akuzoi Izraelin për "terrorizëm shtetëror" pas sulmit në Rripin e Gazës që la të vrarë 18 civilë palestinezë.
"Ky është terrorizëm shtetëror. Këto janë krime të luftës për të cilat kryesit duhet të japin llogari në bazë të ligjeve ndërkombëtare", tha Riyad Mansour.
I dërguari i Izraelit Daniel Carmon pranoi se civilët në Beit Hanoun e humbën jetën nga zjarri izraelit ndërsa ishin në gjumë, por tha se vdekja e tyre ishte aksidentale.
XS
SM
MD
LG