Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kryeministri izraelit Ehud Olmert ka arritur në Shtetet e Bashkuara për të biseduar me zyrtarë të lartë amerikanë rreth situatës në Irak, Iran dhe Lindje të Mesme. Olmert, para arritjes në Uashington, u tha gazetarëve se Irani duhet të ketë frikë nga pasojat, pasi nuk po i kushton vëmendje kërkesave ndërkombëtare për të hequr dorë nga programet bërthamore. Olmert në kuadër të vizitës në SHBA nesër takohet me presidentin George Bush.
XS
SM
MD
LG