Ndërlidhjet

PRISHTINË


Grupi i Kontaktit vlerëson se decentralizimi është një proces pozitiv për Kosovën, ka deklaruar sot shefja e Zyrës Amerikane në Prishtinë Tina Kaidanow.
Pas një takimi që përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit në Prishtinë zhvilluan me 10 kryetarë të komunave të Kosovës, Kaidanow tha se vendet e Grupit të Kontaktit jo vetëm se e mbështesin decentralizimin, por edhe janë të gatshme që t’i ndihmojnë komunat në zbatimin e këtij procesi.
“Ne në Grupin e Kontaktit u kemi bërë shumë të qartë kryetarëve se bashkësia ndërkombëtare, vendet e Grupit të Kontaktit dhe Shtetet e Bashkuara, do të jemi këtu për të ndihmuar në gjithë procesin e decentralizimit. Ne poashtu e kemi bërë të qartë se e shohim decentralizimin si një koncept pozitiv”, vlerësoi Kaidanow, duke kërkuar që strukturat lokale të tregojnë përkushtim për t'iu përgjigjur nevojave të qytetarëve nëpër komunat e Kosovës.
XS
SM
MD
LG