Ndërlidhjet

BAGDAD


Autoritetet irakiane njoftuan se janë rrëmbyer rreth 150 punëtorë të Ministrisë së Arsimit në Bagdad. Lajmin e bëri të ditur kreu i komitetit parlamentar për Arsim, Alaa Makki.
"Një grup terroristësh me uniforma ushtarake dhe policore kanë hyrë në zyrat e Ministrisë për Arsim mëngjesin e sotëm. Ata u prezantuan si anëtarë të Komisionit për Edukim ndërsa më pas arrestuan dhe rrëmbyen të gjithë meshkujt që ishin në ndërtesë", tha Makki.
Në zhvillime të tjera, 66 veta janë vrarë sot në sulme të ndryshme në Irak. Në mesin viktimave janë edhe 6 anëtarë të një familjeje të cilët u vranë nga sulmet e forcave amerikane në provincën Siyala. Ushtria e Shtetet të Bashkuara tha se do ta hetoj rastin.
XS
SM
MD
LG