Ndërlidhjet

PRISHTINË


Nënkryetari i ORA-s dhe anëtari i grupit politik të Delegacionit, Ylber Hysa, ka marrë pjesë në konferencën e UNESCO-s në Paris, të organizuar nga organizata për Ruajtjen e Trashëgimisë Evropiane, Europa Nostra.
“Pala kosovare ka treguar seriozitet duke marrë përsipër rindërtimin e objekteve të shkatërruara religjioze, por pret që një seriozitet i ngjashëm të tregohet edhe nga të tjerët” ka theksuar Hysa.
Në një komunikatë të lëshuar nga partia ORA, thuhet se "në panel me diplomatë te ndryshëm, përfshi edhe ata nga Beogradit, Hysa ka theksuar se “duhet rindërtuar të gjitha objektet e shkatërruara që nga viti 1998 e deri më 2004”.
XS
SM
MD
LG