Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kreu i partisë ORA, Veton Surroi, i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për definimin e statusit të Kosovës, është takuar sot me Rosemary DiCarlo zyrtare e lartë e Departamentit Amerikan.
Në një komunikatë të lëshuar nga partia ORA thuhet se Surroi ka përsëritur se, sa i përket statusit nevojitet një qartësi, jo vetëm për afatin kohor, por edhe rreth përmbajtjes së Rezolutës së ardhshme të OKB-së”.
Surroi me këtë rast, ka shprehur nevojën për koncensus të ri brenda Grupit të Unitetit lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me shtetësinë e Kosovës dhe implementimin e Marrëveshjes së Statusit”.
XS
SM
MD
LG