Ndërlidhjet

ANKARA


Kryeministri i Irakut Nuri al-Maliki, që ndodhet për vizitë në Turqi, tha se do të bëjë çdo gjë që është e mundur ta ruajë integritetin territorial të vendit të tij. Pas takimit me kryeministrin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, Maliki tha se qyteti verior Kirkuk, që është i pasur me naftë, do të mbetet në Irak. Disa zyrtarë të Turqisë kanë shprehur shqetësime se Iraku mund të dezintegrohet, që eventualisht mund të rezultonte me Kurdistanin e pavarur ndërkaq Kirkukun kryeqytet.
Kryeministri Erdogan tha se Turqia është e gatshme t'i trajnojë forcat e sigurisë irakiane.
XS
SM
MD
LG