Ndërlidhjet

HANOI


Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka arritur në Vietnam, për të marrë pjesë në samitin vjetor të forumit ekonomik Azi-Paqësor, i njohur si APEK, në Hanoi. Duke folur para gazetarëve në kryeqytetin e Vietnamit, presidenti Bush komentoi edhe situatën në Irak, duke thënë se duhet kohë për ti kapërcyer problemet në këtë vend.
- Do të duhet një periudhë e gjatë për një ideologji që është shpresëdhënëse dhe kjo është një ideologji e lirisë, për ta mbizotëruar ideologjinë e urrejtes, tha presidenti Bush.
Ai tha se qeveria aktuale në Irak do të ketë sukses nëse forcat e koalicionit mbeten në Irak për ta ndihmuar këtë vend. Ish presidenti Bill Clinton ishte lideri i parë amerikan që në vitin 2000 e vizitoi Vietnamin, prej përfundimit të Luftës në vitin 1975.
XS
SM
MD
LG