Ndërlidhjet

ROMË


Ministri i punëve të jashtme të Italisë, Masimo D'Alema ka deklaruar sot se plani i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, parasheh, në vija të përgjithshme, "ndonjë formë të pavarësisë me kufizime". "Italia i mbështet konkluzionet sipas të cilave po udhëhiqet" i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, "vijat e përgjithshme të të cilit çojnë kah një formë e pavarësisë me kufizime dhe garancione ndërkombëtare", tha zoti D'Alema, në konferencën e përbashkët për shtyp me zotin Ahtisari. "Kjo shkon në drejtim të synimeve të shumicës së popullësisë së Kosovës", ka thënë mëtutje ministri i jashtëm italian, Masimo D'Alema. Gjatë qëndrimit në Romë, zoti Ahtisari, që është takuar edhe me kryeministrin italian, Romano Prodi, është shprehur se ende nuk mund ti paraqesë detajet e planit për statusin e Kosovës, por "këtë do ta bëjë në shkurt". Sipas tij është e rëndësishme që "të ruhet uniteti ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian".
XS
SM
MD
LG