Ndërlidhjet

BAGDAD


Një gjyq ushtarak i Shteteve të Bashkuara ka dënuar me 90 vjet burgim ushtarin Xhejms Bejker për dhunimin dhe vrasjen e bnjë vajze 14 vjeçare irakiane dhe të familjes së saj. I akuzuari Bejker këtë javë pranoi fajësinë për dhunim dhe vrasje dhe u pajtua që të dëshmoj kundër ushtarëve të tjerë të akuzuar në këtë rast, në mënyrë që ti shmanget dënimit me vdekje. Tre ushtarë të tjerë dhe një ish ushtar akuzohen lidhur me vrasjet në Mahmudija në muajin mars. Ndërkaq, në një proces tjetër, gjyqi ushtarak amerikan ka dënuar pjesëtarin e marinës, Tajler Xhekson me 21 muaj burgim për rolin e tij në rrëmbimin dhe vrasjen e një civili irakian, në muajin prill.
XS
SM
MD
LG