Ndërlidhjet

ZAGREB


Rreth 25 mijë njerëz u tubuan sot në Vukovar për të përkujtuar 15 vjetorin e rrethimit të këtij qyteti.
Gjatë luftës për pavarësimin e Kroacisë, forcat ushtarake jugosllave dhe paramilitarët serbë e pushtuan qytetin në nëntor 1991, pas 3 muaj rrethimi.
Qyteti u shkatërrua, më shumë se 1 mijë civilë u masakruan, ndërsa rreth 22 mijë të tjerë u deportuan.

ST. GALLEN
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se janë rritur rreziqet potenciale nga industria e bioteknologjisë, dhe bëri thirrje për mbrojtje globale nga kërcënimet e tilla.
Annan paralajmëroi për rezultate "katastrofike" nga të arriturat e fundit bioteknologji nëse puna me viruse dhe manipulimi i gjeneve bien në duar të gabuara.
XS
SM
MD
LG