Ndërlidhjet

LAHORE, PAKISTAN


Kryeministri britanik, Tony Blair dhe presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf u pajtuan sot që të vazhdojnë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizimit religjioz. Britania ka afro 5 mijë trupa në Afganistanin fqinjë, që janë pjesë e forcës që udhëhiqet nga Natoja, në luftën kundër talibanëve. Të dy liderët theksuan edhe masat joushtarake për ta luftuar rritjen e ekstremizmit. Në konferencën e përbashkët për shtyp në Lahore, kryeministri Blair tha se duhet bërë më tepër për të mbështetur myslimanët e moderuar në mbarë botën duke promovuar demokracinë dhe zhvillimin dhe duke zgjidhur krizën izraelito-palestineze.
XS
SM
MD
LG