Ndërlidhjet

VARSHAVË


Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka deklaruar se përjashtohet çdo zgjidhje ushtarake për Kosovën, pavarësisht se në Kushtetutën e re të Serbisë, ajo trajtohet si pjesë përbërëse e Serbisë. Këto komente Moisiu i ka bërë në intervistën për të përditshmen polake, "Zheçpospolitika". Ai më tej është shprehur se as që diskutohet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por "qëllim kryesor i Shqipërisë dhe Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian".
XS
SM
MD
LG