Ndërlidhjet

BAGDAD/LONDËR


Ushtria amerikane njoftoi sot për një ushtar të vrarë dhe tre të plagosur pasi makina e tyre kishte hasur në një bombë të vendosur në rrugë, në provincën Salahedin. Poashtu njoftohet edhe për një ushtar tjetër amerikan të vrarë nga një lëndim i marrë jo gjatë luftimeve.
Ndërkohë ministrja e Jashtme britanike Margaret Beckett tha sot se forcat britanike mund t'i transferojnë kontrollin e qytetit jugor të Irakut Basra, qeverisë vendore në fillim të vitit të ardhshëm.
"Ne pranojmë që qyteti Najaf të jetë provinca e ardhshme që do t'i transferohet forcave irakiane në dhjetor. Ndërkaq në pjesën tonë të përgjegjësisë, pranojmë ta marrim qytetin Maysan. Progresi i operacioneve tona aktuale në Basra na bënë të besojmë se mund ta arrijmë këtë tranzicion përfundimisht në pranverën e ardhshme", tha Beckett.
XS
SM
MD
LG