Ndërlidhjet

UASHINTON


Nënsekretari amerikan i shtetit, Nicholas Burns ka thënë se forcat e Natos në Kosovë janë në gjendje që ta mbajnë rendin dhe paqen. "Në fillim të vitit 2007 afrohet tranzicioni për statusin final të Kosovës, për të cilën gjë do të flitet në samitin e Natos, por ne e dimë se forcat e Natos në Kosovë, që numërojnë 15 mijë ushtarë, janë në gjendje që ta mbajnë rendin dhe qetësinë", tha zoti Burns. Këto komente zoti Burns i bëri lidhur me samitin e ardhshëm të Natos në Rigë.
XS
SM
MD
LG