Ndërlidhjet

NJU JORK/BEJRUT


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar kërkesën e Qeverisë së Libanit për ndihmë të OKB-së në hetimin e vrasjes së ministrit të industrisë, Pierre Gemayel. Këshilli i Sigurimit ka vendosur që këtë vrasje do ta hetoj komisionin i Kombeve të Bashkuara, që po zhvillon hetime për vrasjen e ish kryeministrit Rafik Hariri, në vitin 2005. Lidhur me situatën e krijuar, mbrëmë në Kombet e Bashkuara u prononcua edhe sekretari i përgjithshëm, Kofi Annan:
- Situata është delikate, është shumë e ndjeshme dhe të gjithë duhet të bëjmë çdo gjë të mundshme për ta mbështetur popullin libanez dhe qeverinë për të qenë unikë, tha Kofi Annan. Ceremonia e varrimit e ministrit të vrarë, Xhemail bëhet sot më vonë gjatë ditës.
XS
SM
MD
LG