Ndërlidhjet

PRISHTINË


Bashkimi Evropian planifikon që me një mision prej rreth 1.000 vetash të jetë i pranishëm në Kosovë pas largimit të administratës së Kombeve të Bashkuara, ka thënë i dërguari i BE-së, Torbjorn Sohlstrom.
Ai i tha agjencisë Reuters se Brukseli planifikon një operacion më të kufizuar në kuptimin e "madhësisë, veprimit, pushtetit dhe në një masë edhe të kohës".
"Po ta krahasonim Kosovën me një ekip futbolli, bashkësia ndërkombëtare deri tash ka qenë pronare e këtij ekipi, ndërsa ne do të jemi si traineri. Pra kur jeni trainer, ju jeni partner", ka thënë Sohlstrom.
XS
SM
MD
LG