Ndërlidhjet

BEJRUT


Mijëra njerëz u tubuan sot në varrimin e Ministrit të Libanit Pierre Gemayel, i cili u vra të martën në kryeqytetin Bejrut. Pas ceremonisë mortore, liderë të koalicionit qeverisës pro-perëndimor iu drejtuan turrmës duke kritikuar Sirinë fqinje.
Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit e miratoi kërkesën e qeverisë së Libanit për ndihmën e Kombeve të Bashkuara në hetimin e vrasjes së Ministrit të Industrisë. Këshilli vendosi që vrasjen ta hetojë komisioni i Kombeve të Bashkuara, i cili heton vrasjen e ish kryeministrit Rafik Hariri, në vitin 2005.
XS
SM
MD
LG