Ndërlidhjet

HELSINKI


Presidenti rus Vladimir Putin dhe liderë të Bashkimit Evropian i përfunduan bisedimet në samitin në Helsinki. Shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana, tha pas takimit se një nga temat e diskutuara me presidentin rus ka qenë Kosova.
Njoftohet se Putini ka paralajmëruar Bashkimin Evropian se pavarësia e Kosovës mund të jetë precedent dhe të ketë reperkusione edhe në konfliktet tjera rajonale.
Samiti në fakt ishte planifikuar t'i përfshijë bisedimet rreth marrëveshjes së re për bashkëpunim ndërmjet Rusisë dhe BE-së. Por Polonia bllokoi negociatat në shenjë proteste ndaj sanksioneve të Rusisë për importin e prodhimeve të mishit nga Polonia.
"Komisioni Evropian konsideron se sanksionet e Rusisë për importin e prodhimeve të mishit nga Polonia janë jo proporcionale kështu që ftoi presidentin rus t'i heq këto sanksione. Misioni teknik ka zbuluar se nuk ka asnjë arsye për bllokada. Besojmë që ky problem mund të zgjidhet dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë në këtë drejtim, nëse është e mundshme nëpërmjet bisedimeve tripalëshe, Polonisë, Rusisë dhe Komisionit Evropian", tha kreu i komisionit Jose Manuel Barroso.
XS
SM
MD
LG