Ndërlidhjet

STAMBOLL


Mijëra demonstrues u tubuan sot në Stamboll për të protestuar kundër vizitës së Papa Benediktit XVI në Turqi.
Siç njofton Reuters, rreth 20 mijë demonstrantët ishin nën vëzhgimin e rreth 4 mijë forcave policore.
Protesta u organizua nga Parti Islamiste, liderët e së cilës thanë se janë fyer nga komentet e Papës që ndërlidhin dhunën dhe Islamin.
Ndërkohë në Vatikan, Papa i përshëndeti qytetarët e Turqisë në prag të vizitës së tij që fillon më 28 nëntor.
"Duke filluar prej tash, dua të dërgoj përshëndetje të përzemërta për popullin e dashur të Turqisë, i cili është i pasur me histori dhe kulturë. Këtyre njerëzve dhe përfaqësuesve të tyre u shpreh ndjenjat e vlerësimit dhe miqësisë së sinqertë", tha Papa Benedikti XVI.
XS
SM
MD
LG