Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia synon që detajisht ta shpjegoj qëndrimin e saj për çështjen e Kosovës, gjatë bisedave me kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku dhe ta dëgjoj qëndrimin e tij, kanë bërë të ditur burime të informuara në Moskë. Zyrtarët rusë dëshirojnë që ta drejtojnë vëmendjen në rëndësinë e realizimit sa më të shpejtë e të plotë të standardeve për Kosovën. Sipas këtyre burimeve, ata poashtu do ta bëjnë të qartë se imponimi i kornizave artificiale për përcaktimin e statusit të Kosovës është kundër-produktiv. Agim Çeku, që sot nga Prishtina u nis për në Moskë, nesër do të takohet me kryetarin e Këshillit për marrëdhënie ndërkombëtare të Dumës ruse, Konstantin Kosaçov, e pastaj pritet edhe takimi me zëvendës ministrin e punëve të jashtme, Vladimir Titov.
XS
SM
MD
LG