Ndërlidhjet

STAMBOLL


Papa Benedikti i 16-të arriti në Stamboll për takim me patrikun Bartolomeu, që është lideri i Kishës Ortodokse Greke. Papa sot ishte në qytetin Efesus, ku udhëhoqi meshën e parë katolike gjatë turneut të tij katër ditësh në Turqi, që ka popullatë shumicë myslimane. Takimi me patrikun Bartolomeu është parë si një hap i rëndësishëm në zbutjen e dallimeve njëmijë vjeçare ndërmjet Kishës Ortodokse Lindore dhe Kishës Katolike Perëndimore. Kisha Ortodokse Greke e ka selinë e saj në Stamboll.
XS
SM
MD
LG