Ndërlidhjet

STAMBOLL


Me vizitën në Xhaminë e Kaltër në Stamboll, Papa Benedikti XVI sot u bë pontifikati i dytë që viziton një xhami.
Papa i hoqi këpucët përpara se të hyjë në xhami, dhe për një minutë meditoi heshtur, gjë që u pa si gjest për t'u zgjatur dorën myslimanëve.
Benedikti gjithashtu vizitoi muzeun e Stambollit Aya Sofya, që dikur ishte kisha më e madhe e krishterë.
Myftiu i Madh i Stambollit Mustafa Cagrici tha se vizita do t'i japë shtytje të re marrëdhënieve ndërfetare.
"Vizita e Papës në Xhaminë e Sulltan Ahmetit pas vizitës së Ayasofya, që është vlera jonë e përbashkët kulturore, do t'i japë shtytje të re marrëdhënieve mes feve dhe besimtarëve tanë", tha Myftiu i tambollit.
Papa u ofroi myslimanëve disa mesazhe të pajtimit që nga fillimi i vizitës në Turqi, përfshirë thirrjet për mirëkuptim më të madh dhe mbështetje për hapat e Turqisë që të bëhet vendi i parë mysliman anëtar i Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG