Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti Boris Tadiq tha se Serbia përpiqet ta mbajë Kosovën, por gjithashtu edhe të punojë për perspektivën e vendit.
"Në mënyrë absolute përpiqemi të bëjmë çmos për ta ruajtur integritetin e vendit tonë, përfshirë dhe Kosovën", u tha Tadiq gazetarëve gjatë një promovimi të partisë së tij.
Kosova sot ndodhet më afër pavarësisë, dhe këtë e di çdo qytetar në Serbi, por "luftojmë që Kosovën ta heqim nga pavarësia", ka thënë presidenti serb.
"Kosova praktikisht ndodhet në një lloj pavarësie nga Serbia prej vitit 1999. Për këtë nuk është fajtor vetëm pushteti i kaluar, por ky është proces që zgjat me vite", ka thënë Tadiq.
XS
SM
MD
LG