Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 51 veta e humbën jetën dhe mbi 90 u plagosën nga shpërthimi i njëpasnjëshëm i tre automjeteve në qendër të Bagdadit.
"Shpërthyen tre automjete. Dy ishin në lagjen Sadriya, dhe njëri në sheshin Wathba në qendër të Bagdadit. Ka shumë të vrarë e të plagosur", tha Khadum Sadoun, një dëshmitar okular.
Gjetkë në Irak, ushtria amerikane tha se një pjesëtar i saj u vra në përleshjet në krahinën e trazuar Anbar
Po sot, një kamion u përplas në një autobus në jug të Bagdadit, duke lënë rreth 20 të vdekur. Nuk është e qartë nëse sulmi ishte i qëllimshëm.
Ndërkohë, forcat amerikane dhe irakiane filluan një ofenzivë në krahinën Diyala. Raportohet se janë arrestuar rreth 40 militantë të dyshuar, ndërsa një kryengritës është vrarë.
XS
SM
MD
LG