Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Daniel Fried ka thënë se testi kryesor për Serbinë do të jetë reagimi ndaj zgjidhjes së statusit final të Kosovës. Mëtutje ai është shprehur se rasti i Kosovës nuk paraqet precedent për asnjë situatë tjetër. Siç informoi korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, këto komente ai i bëri pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve nënshkruese të Kartës së Adriatikut, që përfshinë Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë. Vëzhgues në këtë takim ishin Serbia, Bosnjë Hercegovina dhe Mali i Zi. Zoti Fried parasheh ardhmëri evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
XS
SM
MD
LG