Ndërlidhjet

BAGDAD


Raportohet se së paku 58 vetë, përfshirë këtu edhe 3 ushtarë amerikanë dhe nhjë gazetar, janë vrarë në gjithë Irakut gjatë 24 orëve të fundit. Pos, kësaj në Bagdad janë gjetur edhe 28 trupa të pajetë. Njëherësh, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan tha se beson se situata në Irak tash është më e keqe se sa ajo që konsiderohej "luftë ciivile" para disa vitesh në Liban.
- Para disa vitesh, kur ne kishim sulme në Liban dhe në vendet e tjera, ne i quanim ato luftë civile. Kjo në Irak është më keq, tha Kofi Annan. Nga zhvillimet e tjera, po veçojmë edhe ftesën që ambasadori amerikan në Bagdad, Zalmay Khalilzad dhe gjenerali George Casey, u bënë irakianëve që të mos i bashkohen ciklit të "pakuptueshëm" të dhunës, që tash e ka kapluar këtë vend. Ata dënuan dhunën, nga e cila kanë vdekur qindra vetë gjatë ditëve të fundit.
XS
SM
MD
LG